Jef Bezos, CEO i “Amazon” ka deklaruar se kompania e tij hapësinore, “Blue Origin” do të çojë gruan e parë në sipërfaqen e Hënës. Deklaratë është bërë pak para se agjencia amerikane e hapësirës, NASA të zgjedhë zbarkuesit e parë hënorë të ndërtuar në rrugë private që do të çojnë astronaut në Hënë deri në vitin 2024.

Nuk dihet se çfarë arritjeje mund të përfaqësojë “femra e parë në Hënë” për njerëzimin apo për shkencën, por duket se obsesioni me barazinë gjinore dhe padrejtësinë hipotetike ndaj femrës është simptomë e përgjithshme tashmë.

Kompania e Bezos ka marrë nga NASA 579 milionë dollarë për zbarkuesin në Hënë, ndërkohë që kontrata të ngjashme ka marrë edhe Starship i zhvilluar nga Elon Musk.