Edita është një këngëtare e famshme në Serbi, me origjinë shqiptare.

Në emisionin ‘Abc e Pasditës’, Edita Aradinovic, tha se është shumë e gëzuar dhe është nder për të, që për herë të parë, po jep një intervistë për Shqipërinë.

“Unë kam lindur në Serbi, u rrita atje dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria artistë dhe aktorë”, tha ajo.

Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Loredana ishin disa nga artistët shqiptarë që Edita i njihte madje i dinte edhe këngët.