Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila ditë më parë publikoi një video ku ishte e veshur me veshje kombëtare shqiptare, sot ka publikuar dhe një video tjetër ku shihet edhe shqiponja dykrenare në klipin e këngës së saj të re.

Në videon disa sekondëshe të publikuar nga Ora në Instagram shihen këpucët e kuqe që kanë të stampuar shqiponjë dykrenare në të.