Blerja e një veturee të re, është gjithmonë emocionuese, dhe aq më tepër nëse është makina juaj e parë. Më poshtë ju rendisim disa këshilla, sesi të bëni një blerje të zgjuar dhe mos rrëmbeheni nga emocionet e blerjes së një makine të re.

Hapi 1: Njihni buxhetin tuaj

Rezistoni ndaj tundimit për të hipur në një veturë të re apo me stil, e cila kushton përtej buxhetit tuaj. Mendoni që përpos çmimit paraprak që ka makina, ju duhet të mendoni dhe për pagesat që makina kërkon çdo muaj, si taksat, regjistrimi apo sigurimi i saj.

Hapi 2: ”Bëni detyrat e shtëpisë”

Vlerësoni nevojat tuaja, jo dëshirat tuaja. Një automjet, vetëm me dy vende mund të jetë më argëtues, por nuk do të funksionojë nëse do të udhëtoni me një familje prej katër personash. Shikoni për automjete me një rekord të fortë besueshmërie dhe mirëmbajtjeje të përballueshme.

Hapi 3: Inspektoni automjetin

Përpara se të blini makinën, kërkoni inspektimin e makinës nga një mekanik i besuar. Një mekanik i mirë mund të vërejë probleme që kërkojnë riparime të kushtueshme, ose që ndikojnë në sistemet e sigurisë së makinës.

Hapi 4: Bisedoni për çmimin

Tashmë, tregu online mundëson që ju të keni një panoramë të përgjithshme të çmimeve që makinat kanë. Në momentin që gjeni makinën e përshtatshme për ju, sigurohuni që të keni bërë kërkimet paraprake, në mënyrë që të negocioni për një çmim sa më të arsyeshëm për ju.