“Mënyra e duhur për ta dashur veten tënde, është duke kujtuar se kush je në të vërtetë”.

“Ndoshta duhet ta duam veten tonë aq fort, saqë kur të tjerët të na shohin, të kuptojnë mënyrën e duhur se si ta duan veten e tyre”.

“Një femër duket e bukur, kur ndihet e bukur”.

“Bëje veten tënde një prioritet vazhdimisht. Nuk është diçka egoiste. Është e nevojshme”.

“Duaje veten dhe ji krenar/e për çdo gjë që bën. Duaji edhe gabimet e tua, sepse ato tregojnë më mirë se çdo gjë tjetër, se ti po përpiqesh”.

“Duaje fillimisht veten tënde, sepse me veten do ta jetosh gjithë pjesën e mbetur të jetës tënde”.

“Ti ke shumë dashuri në zemrën tënde, pse nuk rezëervon pak dashuri edhe për veten tënde?”

“Kur dikush ju tregon hënën, mos shikon i gishtin”.

“Ka vetëm një dashuri në jetë, të duash dhe të të duan”.

“Asnjë rrugë nuk është e gjatë, nëse në fund të saj të pret diçka e dashur”.

“Çdo gjë do të vijë në kohën e duhur. Thjesht, ki durim”.

“Një stomak i uritur, një kuletë bosh dhe një zemër e thyer mund të të mësojnë mësimet më të rëndësishme në jetë”.

“Asnjëherë mos debato me një budalla. Një tjetër person që mund t’ju shohë, mund të mos e bëjë dot diferencën mes jush”.

“Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

“Një gënjeshtër në momentin e duhur është 100 herë më mirë se sa një e vërtetë në momentin e gabuar”.

“Mëso të vlerësosh atë që ke, përpara se koha të të mësojë të vlerësosh atë që kishe”.

“Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë dhe në fund, ti fiton”.

“Për të pabesët, gjithçka shërben si pretekst”.

“Përdore buzëqeshjen tënde për të ndryshuar botën, mos e lejo botën të ndryshojë buzëqeshjen tënde”.

“Buzëqeshja është çelësi që mund të hapë derën e zemrës së çdokujt”.

“Ji i fortë. Bëji të tjerët të habiten se si po arrin akoma të buzëqeshësh”.

“Është më mirë të jesh një person që buzëqeshi, se sa një person që nuk e ktheu mbrapsht një buzëqeshje”.

“Jeta është si një pasqyrë. Buzëqeshi asaj dhe ajo do të të buzëqeshë ty mbrapsht”.

“Një fytyrë e buzëqeshur është një fytyrë e bukur. Një zemër e buzeqëshur është një zemër e lumtur”.

“Buzëqesh: ose do të ngrohësh zemrën e të tjerëve, ose do t’i acarosh nervat të tjerëve. Në të dyja rastet, ti del i fituar”.

“Ka gjithmonë një arsye për të buzëqeshur. Gjeje atë dhe buzëqesh”.

“Nuk ka asgjë më të bukur se një buzëqeshje e sinqertë që ka arritur të depërtojë, edhe përtej lotëve”.

“Asgjë nga ato që ti vesh, nuk është aq e rëndësishme sa buzëqeshja”.

“E shkuara është thjesht një histori. Në momentin që e kupton këtë gjë, ajo nuk ka më fuqi mbi ty”.

“Thjesht sepse e shkuara nuk shkoi ashtu siç ti do të doje, nuk do të thotë se e ardhmja nuk mund të jetë më e mirë nga sa e imagjinon”.

“Ti nuk mund të nisësh kapitullin tjetër të jetës tënde, nëse vazhdon të lexosh atë të fundit”.

“E shkuara nuk mund të ndryshohet, të harrohet, të modifikohet, apo të fshihet. Ajo thjesht mund të pranohet”.

“Nëse e shkuara të thërret, mos u përgjigj. Nuk ka asgjë të re për të të thënë”.

“Lëre të shkuarën të të bëjë njeri më të mirë, jo më të ashpër. Mëso të ndryshosh për mirë prej saj”.

“E shkuara nuk mund të ndryshohet. E ardhmja është në duart e tua”.

“Mos u pendo për të shkuarën tënde. Pendohu për kohën që shpenzove me njerëzit e gabuar”.

“Mos e lejo asnjëherë mërzitjen e së shkuarës dhe frikën e së ardhmes, të rrënojnë lumturinë tënde në të tashmen”.

“Mos ia kujto asnjëherë gabimet e së shkuarës dikujt që po përpiqet të ndryshojë. Kjo është njësoj si t’i gjuash ata me gurë, ndërkohë që ngjisin një mal”