Mediat e ndryshme ndërkombëtare kanë zbzardhur kërkesat e presidentit rus, Putin në Alaska më 15 gusht, gjatë të cilit ai u takua me homologun amerikan, Donald Trump. Kërkesat janë:
1. Status zyrtar të gjuhës ruse në Ukrainë
2. Tërheqje e forcave ukrainase nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Në këmbim, Rusia është e gatshme të lëshojë pjesë të rajoneve të Sumit dhe Kharkivit që kontrollon dhe të ngrijë linjën e frontit në jug të Khersonit dhe Zaporizhias.
3. Njohje formale e sovranitetit rus mbi Krimenë, marrë nga Ukraina në vitin 2014.
4. Heqje e pjesshme e sanksioneve.
5. Ndalim i anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
6. E drejta e Kishës Ortodokse Ruse për të ushtruar lirisht aktivitetin në Ukrainë
Ndërkohë raportohet se në takimin e të hënës të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në SHBA, do të jenë të pranishëm liderët europianë, von der Leyen, presidenti finlandez Stubb, presidenti francez, Macron, ai gjerman Merz, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte dhe kryeministrja italiane, Meloni.