Dëbimi i vazhdueshëm i qytetarëve nga Kosova ka bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Thirrjen e seancës e kanë kërkuar, 41 deputetë me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Vlerësojmë se është e nevojshme që Kuvendi i Kosovës të shpreh qëndrimin lidhur me këtë situate, e cila sa vjen e po rëndohet. Bazuar në ato që u thane më lartë si dhe duke pasur parasysh rëndësinë dhe urgjencën e kësaj çështjeje, kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në datën e cekur më lartë në fillim të kësaj kërkese.

Pas debatit Kuvendit të Kosovës do t’i propozohet miratimi i një rezolute e cila duhet të prodhojë zgjidhje lidhur me parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi”, thuhet në kërkesë.

Seanca është kërkuar të mbahet nesër me 11 prill duke filluar nga ora 10:00.

MekuliPress mendon se fjala “ikje”, në këtë kontekst politik, social dhe ekonomik, është i përdorur qëllimisht gabimisht. Shqiptarët nuk po “ikin”, shqiptarët po dëbohen nga atdheu, nga vendlindja e nga shteti i pabërë ndonjëherë. Shqiptarët po dëbohen nga joshteti, nga krimi, pasiguria, kërcnimet, papunësia dhe nga cilësia e ulët e jetës. Ky është dëbim, nuk është “ikje!” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress