Nuk është rastësi që prindërit e fortë mendërisht rritin fëmijë me mentalitet të fortë. Prindërit e fortë, praktikojnë, angazhohen dhe modelojnë forcën mendore, në mënyrë që fëmijët e tyre të mësojnë aftësitë e nevojshme për t’u bërë mendërisht të fortë kur të rriten.

Këto janë 10 gjëra që prindërit e fortë mendërisht bëjnë me fëmijët e tyre:

  1. Kalojnë kohë të plotë dhe cilësore me fëmijët e tyre.
  2. Ata flasin lehtësisht për ndjenjat që përjetojnë apo do përjetojnë.
  3. Praktikojnë me fëmijët e tyre mekanizma që fortësojnë përballimin e ndjenjave të hidhura.
  4. Ushtrohen me fëmijët e tyre për aktivitete mendore.
  5. Ata vendosin bashkërisht me fëmijët qëllime dhe objektiva.
  6. Nuk kanë frikë t’i dedikojnë kohë përkujdesjes ndaj vetes edhe përballë fëmijëve.
  7. Ulen së bashku me fëmijët për të diskutuar dhe analizuar momente të vështira të jetës së tyre.
  8. Nuk kanë frikë të rishikojnë rregulla që i kanë vendosur në të shkuarën fëmijës.
  9. Analizojnë me fëmijët problemet e tyre dhe konsultohen për zgjidhje të mundshme.
  10. Mbi të gjitha, ata asnjëherë nuk harrojnë të argëtohen dhe bëjnë qejf me fëmijët e tyre.

 

DOSTI BANUSHI – SCAN