Enis Sulstarova: Ta kemi te qarte se njohja e Republikes se Kosoves nga ana e Serbise nuk do te thote se automatikisht do ta njohin edhe shtete te tjera anetare te BE-se dhe NATO-s, bie fjala Spanja.

Prandaj anetaresimi ne BE dhe NATO nuk do te ndodhe. Po ashtu njohja nga Rusia dhe Kina nuk do te vije pas njohjes nga Serbia, keshtu qe edhe anetaresimi ne OKB do te zgjase. Sigurisht qe njohja nga Serbia eshte e rendesishme, sepse i ofron shansin Serbise qe te heqe dore nga armiqesia ndaj shqiptareve, por nuk eshte garanci se Serbia nuk do te perpiqet te destabilizoje Kosoven.

Mjafton te shohim Bosnje-Hercegovinen. Mjafton te shohim perpjekjet e Greqise per te grabitur pjese nga hapesira detare qe i takon Shqiperise. Prandaj Kosova duhet te sigurohet qe nga procesi i dialogut te dale sa me e forte per betejat e reja qe e presin.

Krijimi i “Zajednices” si nje nivel pushteti legjislativ dhe ekzekutiv do ta dobesonte Kosoven, prandaj nuk ka se si te lejohet, edhe nese ne kembim Kosova merr njohjen nga Serbia.