Postimi i plotë:

Të mos shpërndajmë frikë të kotë.

1. Deri më tani askush nuk është larguar nga puna për bindjet politike, apo pse i ka shërbyer PDK-së a dikujt tjetër. Janë larguar vetëm pozicione të tepërta dhe persona të dyshuar për keqpërdorime.

2. Deri më tani, në asnjë moment nuk ka patur rrezik për përplasje diplomatike apo izolim të Kosovës. Qeveria i ka të qarta aleancat strategjike njësoj si qeveritë e shkuara, por ndryshe nga to ka të qarta dhe interesat strategjikë të vendit. Kjo e bën politikën e jashtme më të sigurtë, jo më të pasigurtë.