Të gjithë e dimë se rritja profesionale është shumë e rëndësishme për krijimin e aftësive si dhe arritjen e objektivave që i kemi vendosur vetes. Ndonjëherë këto pikësynime dhe avancimi në karrierë mund të ndikojnë negativisht në raportin në çift, sidomos nëse puna bëhet tejmase e lodhshme. Në vijim duam t’ju prezantojmë me 5 shenja të cilat tregojnë se puna po ju shkatërron marrëdhënien.

Puna po ju merr shpirtin

Shenja e parë është edhe më e rëndësishmja, pasi është një ndjesi mbizotëruese që vetëm ju mund ta kuptoni. Nëse po harroni oraret që keni lënë për t’u takuar, pëvjetoret dhe ditëlindjen, ka nisur pak e nga pak procesi i krijimit të pakënaqësive të para. Nëse ndiheni totalisht të ezauruar, doni vetëm të merreni me veten dhe nuk po kaloni kohë me partnerin, kjo mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj.

Po punoni më shumë orë nga ç’mund të përballoni

Nëse punoni me orar të zgjatur ose po përpiqeni të mbani dy punë paralelisht për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë probleme në marrëdhënie. Koha që mund të kaloni së bashku është shumë e limituar, ndaj dhe largësia bën punën e vet. Përpiquni të krijoni një balancë të shëndetshëm mes punës dhe lidhjes, ndryshe do të duhet të sakrifikoni.

Puna është një “kërcënim” për partnerin

Problemet e balancës së fuqisë që secili partner ka në çift janë mjaft të rëndësishme. Në shumë raste kemi parë që partneri i cili ka më pak të ardhura dhe një pozicion më të ulët, nuk ndihet mirë me veten dhe e transmeton këtë pasiguri tek partneri i cili fiton më shumë. Fatkeqësisht, kjo është një ndër arsyet kryesore që sjellin ndarjen.

Karriera ju detyron të qëndroni larg partnerit për një kohë të gjatë

Na vjen keq të them, por ky është një ndër shkaqet kryesorë të divorcit. Nëse puna ju ka dërguar jashtë qytetit ose shtetit për një periudhë të gjatë, gjasat janë që të lindin probleme në komunikim.

Jeta seksuale po merr fund

Ky është hapi final. Nëse vini re se prej një kohe të gjatë dëshira seksuale nuk është më si në fillim, kjo është një shenjë që tregon se lidhes po i vjen fundi. Ndoshta ka ardhur momenti të rishikoni prioritetet tuaja.