Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kabinetin qeveritar, ku ka ritheksuar se donacionet për të prekurit nga tërmeti do të mblidhen në një vend dhe do të ngrihet një komitet i hapur i cili do të bëjë transparencë të fondeve.
Po ashtu ai tha se kush do të ndihmojë me rindërtimin e banesave të japë lekët.
“Këtu nuk është pazar, që shërbehet hallvë në ditën e kiametit. Kush kërkon të dhurojë, të dhurojë vetëm në vlera monetare. Nuk ka unë do ndërtoj këtu e unë aty. Nuk duam tulla me klering. Gjithçka duhet të jetë e studiuar. Duhet parë nësë në Thumanë duhet ndërtuar sërish katër pallate, apo një pallat dhe të tjerët të spostohen diku.”.-tha Rama.