Kina do të lejojë që familjet të kenë deri në tre fëmijë, duke i dhënë fund kufizimeve që kufizohen në dy fëmijë për familje.

Vendimi vjen disa javë pas botimit të regjistrimit të fundit dhjetë-vjeçar në Kinë, i cili zbulon një rënie të dukshme të nivelit të lindjeve në vendin më të populluar në botë. Për gati 40 vjet Kina kishte miratuar të ashtuquajturën ‘politikë me një fëmijë’ e cila kufizohej në një fëmijë për familje dhe që u revokua në 2016 pas shqetësimeve në rritje në lidhje me një popullsi me plakje të shpejtë dhe pasojave të mundshme në ekonominë e vendit.

“Për t’iu përgjigjur plakjes së popullsisë, një çift mund të ketë tre fëmijë”, tha Xinhua, duke iu referuar një takimi të zhvilluar sot midis drejtuesve të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, në prani të Presidentit Xi Jinping. (ANSA)