Njihuni me Avokaten shqiptare që sfidon gjykata e kryeqytetit norvegjez

Është kjo ambiciozja Dafina Nepola, e lindur dhe e rritur në Norvegji. Dafina edhe pse e lindur dhe e shkolluar në Norvegji, flet dhe shkruan rrjdhshëm e pastër gjuhën shqipe. Avokatja e njohur shqiptare e pranon me kënaqesi bisedën me MekuliPress, por ka një kusht: bashkëbiseda të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Në pyetjen tonë se si erdhi tek vendimi për tu bërë avokate, avokatja shqiptare në Oslo na tregon se profesionin e ka zgjedhur që në klasën e 7-të shkollës fillore. «Unë e kisha një shoqe të ngusht shqiptare në klasë, dhe me ndikim të babai të saj, ajo me tregoj se ka dëshirë të bëhet avokate. Unë kisha dëgjuar për profesionin më herët, por nuk e kisha kuptuar qartë e mirë se çfarë është profesioni i avokatit.
Kur erdha në shtëpi e pyeta babin se cila është detyra e një avokateje. Babi më tregoj që një avokate lufton për drejtësinë dhe është një ndër profesionet më fisnike, e që ti hap shumë dyer në jetë. Mua që nga ajo ditë më është ngulitur në kokë avokatura, saqë edhe sot më kujtohet se kur me pyetnin të tjerët “çka do bëhesh kur të rritesh?” unë u përgjigjesha “avokate”.

Kuptojmë se jeni avokate që sfidoni edhe Gjykatësit më të njohur në Norvegji, apo jo, Dafina?

Hmmm, është kjo punë e imja që ballafaqohem përditë. Unë edhe gjatë studimeve fillova të punoj si “këshilltare juridike» tek Myhre & Co Advokatfirma AS, ku punoj edhe sot. “Këtu punoj kryesisht me raste sociale, kriminale, familjare dhe më pak çështje të azilit. Normalisht ndonjëherë e bëj edhe ndonjë punë tjetër që nuk është në lëmenjtë e përmendura, por janë më të rralla”, ka thënë ajo

Mes klientëve të tjerë, ajo ka edhe shumë bashkëkombës të saj shqiptarë. “Përpos të tjerëve, kam shumë klientë shqiptarë dhe atë kryesisht shqiptarë që më kërkojnë vetë, por edhe raste kur më kërkon vet gjykata. Më së shumti raste të komunitetit shqiptar ka raste familjare dhe së fundmi raste të dokumentacionit për qëndrim përmes punësimit në Norvegji. Ndonëse tek rastet e shqiptarëve më shumë ka raste me probleme familjare (Shkurorëzimet, mosmarrveshjet rreth fëmijëve et.,).

Dafina Nepola për MekuliPress shton se ajo është duke u marrë shumë edhe me raste të çështjes publike ku këtu ka të bëjë me kontrata kapitale shtetërore. Dhe këtë punë e bënë që nga viti 2019 atëherë kur edhe kishte diplomuar në Fakultetin Juridik në Oslo.

Për avokaten shqiptare me prejardhje nga Peja, drejtësia, humanizmi dhe lufta për pavarësi të individit është jetike. “Në aspektin professional jam e mbrehtë dhe argumentuese sa i përket këshilldhënjës, por në privatësi nuk e preferoj të jap këshilla. Nga natyra jam e përmbajtur dhe nuk më duket profesionale e as etike ti ipet shpresë e kotë një klienti që unë nuk e ndiej veten të sigurtë për fitore»


Si plot shqiptarë të tjerë që jetojnë në mërgim, edhe Dafina është shumë e preokopuar me çështjen e kombit. «Unë jam e brymosur nga familja ime që ta nderoj njeriun, humanizmin dhe drejtësinë e mbi të gjitha t’i shërbej edhe interesave kombëtare. Unë e dua kulturën time të pasur shqiptare, ashtu sikurse qe e dua edhe kulturën e pasur norvegjeze. Kam qenë fatbardhe e rritur në mes dy kulturash të pasura, bujare e humane. Krenare që jam shiptare e dua popullin tim. Edhe pse jam e dedikuar ta kryej punën profesionale sa më mirë dhë të mos bëjë dallime tek etnia, feja apo statusi social», flet për MekuliPress avokatja e njohur nga Oslo, Dafina Nepola.

Dafina është vetë domëthënja e lules së bukur Dafina, e këndshme në bisedë e drejtë dhe e sinqertë: «Nuk punoj vetëm për para, më besoni, punoj për të drejtën e klienteve të mi. Nëse mendoj se nuk ia dal me procesin gjyqësore nuk jap premtime klienteve. Avoktja shqiptare në Norvegji është këmbëngulëse dhe shton se do ta ndryshoj atë mendim e vjeter se “avokatët vetëm ti marrin lekët dhe të japin premtime bllanko».

«Në këtë rast ajo edhe jep këshilla konkrete. Unë shoh plot bashkëatdhetarë që nuk i dinë të drejtat dhe mundësitë e veta si për mbështetje nga shteti (fri rettshjelp, fri rettsråd, fri saksførsel) ose për ndihmë nga shërbimet e sigurimeve për cështje juridike. Shume shqiptarë, tani flas për shqiptarët pasi që jam per mediumin shqiptar, kanë shumë nevojë për këshilla dhe mbeshtetje juridike, por jo të gjithë e kanë ekonominë e mirë për ketë. E kam për detyrë morale që ta këshilloj komunitetin shqiptar në Norvegji se mundësitë për mbështetje juridike janë shpesh aty dhe janë falas. Ajo preferon që të gjith ata që kanë pyetje juridike, të kontaktojnë një avokat. Ja për shembull tek avokatura jonë, ne mund të ofrojmë mundësi për një kontrollë te lëndës pa pagesë dhe këtu mund ta kuptoni se a keni drejt për mbushtetje të lëndës apo jo», flet e sinqertë Dafina Nepola. Ajo biles edhe jep një këshillë të mirë se ku mund të mirret ndihme juridike falas. «Ja, këtu në këtë vegëz keni mundësi të merrni këshilla falas» konkretizon avokatja Nepola: https://fri-rettshjelp.no/informasjon/

Ajo i don shumë fëmijët. Tregon me dashuri për babin dhe mamin e saj se si erdhën në Norvegji dhe ia mundësuan studimin, një endërr që prindërit e saj e kishin ëndërruar që në fëmijëri. “Unë gëzohem shumë kur shoh tjerë shqiptarë që kan suskses. Mendoj që si rini kemi arritur shumë dhe shumica i përdorin mundësit që i kan me shumë vullnet e motivim.

Por avokatja e kupton se jo të gjithë i kanë mundësitë për një jetë cilësore dhe fillon të na tregon një ngjarje që kishte përjetuar sa ishte për pushime në Shqipëri: «Ishte një shtëpi e madhe aty afër ku ne u vendosëm për pushime.Sa herë që kaloja rrugën afër pushimores ku qëndronim, shifja një djalë të ri ulur në karrocë. Ishte me aftësi të kufizuara dhe qendronte ulur në karrocën e tij tek dera e shtëpisë dhe mpë përshëndetke secilën herë. Ky djalosh i gjorë më la shumë përshtypje, më preku shumë fati i tij i keq. Ndjeja dhimbje për të. Një ditë e pyeta mamin: “Sa po më dhimet djali dhe prindërit, çka ju duhet tërë kjo shtëpi e madhe kur djali nuk e ka shëndetin…”. Mami m’u përgjigj e më tha se shtëpia nuk ishte një shtepi e madhe e tyre, por ishte një Shtëpi jetimore për fëmijët pa prindër. Ajo ndodhi më la shumë përshtypje dhë gjithmon kudo që isha u interesova për mundësit që shteti kishtë për fëmijët pa prind. E kam hapur një organizatë humanitare që quhët “Sunshare”, dhe jam në fazën fillestare të organizimit. Kam shpresë që shqiptarët nga e tërë bota mundësisht të mbledhim rrobe, libra, pajisje për shkollim dhe ti ndimojmë shtetit tonë që ti forcojnë mundësitë e tu ndihmojmë atyre që nuk kan prind ose familje.


Për në fund ajo ka një dëshirë të madhe: Dhuna ndaj grave e ndaj fëmijëve të ndalohet sa më parë, e kjo duhet të bëhet sa më parë përmes edukimit dhe arsimimit.

Ndonëse e ka një punë shumë të mirë në Oslo, Dafina thotë se të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës e kanë ëndërr që të kthehen në Kosovë dhe një të tillë thotë që e ka edhe vetë ajo.

“Por të jem realiste ëndërroj të kthehem në Pejën time. Por kjo ende është e vështirë për t’u realizuar për momentin”, thotë ajo.