Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb.

Ajo në një deklaratë për media, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Tutje, Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriqimit direkt ne sy e ne skenë, nuk pash kjart se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez! Përderisa i mbështes te gith fansat e mi, nga te gjitha vendet dhe kulturat, du ta bejë shume të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosoves, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time”, deklaroi Rita Ora, përcjell MekuliPress.com