Shkruan: Gëzim Mekuli

Kjo në foto nuk është mbretëresha Elizabeth. as mbretëresha Kleopatra nuk është. Nuk është Elizabeth, nuk është Penelopa e as Kleopatra, sepse kjo krijesë e bukur e kombit shqiptar ishte vetëm 16 vjeç, atëherë kur vendosi, tek e fundit, edhe të vdes; por ja, që sot, mbretësresha jonë po jeton për komb, për liri, për dinjitet e për pavarësi, pra e kundërta e 3 mbretëreshave që jetuan për sallatanet e për lavdi!

Kjo fotografi e ‘moçme’, e fëmiut t’rritun para vakti, kjo fytyrë e dhimbshme, por aq e bukur shqiptare, kjo engjëllushë që t’gërmon e t’përvëlon, vërtetë duhet të jetë, dhe është, pasardhësja e mbretëreshës Teutë; Gruas sonë të mençme e t’parës prijëse shqiptare.

Kjo fotografi që sot na bënë me lot, na drithëron e qebesa edhe na qorton, është dëshmia ma e fortë, se sa e çlitër, sa e drejtë, sa e pastër, sa madhështore, sa e padjallëzuar e sa e hieshme, ishte, dhe është, ushtria jonë.

Kjo vajzë, që shkoj për me dekë kishte sall 16 vjeç: ishte vetëm një fëmi kur mendoj si mbretëresha Teutë: me u shkri për liri; për ty, për mua, pra për NE.

E kjo guximtare, kjo Teutë antike, e kjo shqiptare, ka një emër dhe mbiemër: Është Mimoza Shala.

Të gjunjëzohemi Mimozë!

Krejtë shqiptarët të nderojnë!

Faleminderit Mimozë!