Ndonëse për fëmijët mund të jetë argëtuese qëndrimi përpara ekranit të telefonit për aq kohë sa fëmijët dëshirojnë, prindërit duhet të tregojnë një kujdes më të shtuar ndaj këtyre sjelljeve që shoqërohen me efekte negative për fëmijët. Sipas Akademisë Amerikane të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, efektet anësore të kohës së tepërt para ekranit përfshijnë:

  1. Probleme me gjumin
  2. Imazhi i dobët për veten dhe problemet e imazhit të trupit
  3. Lexim më i paktë i librave
  4. Agresioni
  5. Obeziteti epidemik
  6. Nivel më i ulët shoqërizimi më fëmijët bashkëmoshatar
  7. Rritja e shpejtë e trurit
  8. Çrregullime të humorit

Koha mesatare para ekranit për fëmijë të moshave të ndryshme

Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme, pyetja më me vlerë është se sa kohë duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit. Ndërsaka shum përgjigje mbi këtë çështje, shumica e ekspertëve pajtohen se më pak kohë para ekranit është më mirë, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.