Vjollca Aliu

Në pranverën e 17-të
isha më e fuqishme se graniti,
më e ndritshme se hëna,
më e shpejtë se anija kozmike,
isha më e vlefshme se çdo gjë.
Atëherë, çdo gjë e shikoja me një sy tjetër,
çdo gjë më dukej më e bukur se ç’ishte.
Në atë kohë, por të shkurtër, fatmirësisht,
edhe gjarpëri ishte i bukur për mua.
Por, kohët kanë ndërruar,
tani, pothuajse, të gjitha më duken asgjë,
fatkeqësisht.
Eh, kohë, kohë djallëzore…
e ëmbël na shfaqesh ti,
dhe befas,
tinëzisht na i merr të gjitha.
por, mua s’më mashtron, jo,
fuqinë e motivin nuk m’i merr dot,
e papërulshme, e palëkundshme si kala,
e ti, oj kohë, shtegto labirinteve tua,
e unë lulëzoj bashkë me pranverën.