100 mijë Euro në muaj!

 

Erdhi Grenelli dhe po bënë fushatë partiake në një shtet, që ne po mendojmë se është akoma i pavarur. E Pra, ky njeri me fodullëk prej një kauboji meksikan, vjen e po përzihet drejtëpërsëdrejti në një sistem politik të një shteti të huaj. E paparë, poshtëruese dhe gjithsesi tmerruese, të paktën për ne, si redaksi e si medium i pavarur, që si vlerë e si moto kemi demokracinë, lirinë e shprehjes dhe debatin deliberativ.

E kjo, që po bënë 100 mijë euroshi, të dashur lexues, nuk është as demokratike, as normale e as diplomatike. 100 mijë euroshi është i bindur se është pronarë i plantazheve të pambukut, diku në shekullin e XVIII. Ky ka vetsajuar një botëkuptim se është Mr. Smith, e po ju urdhëron e po ju gërmohet punëtorëve të tij, më falni, skllëverve të tij, se nuk kanë mbledhur shumë kg pambuk nga plantazhet e tija.

Se Grenelli ka merak në lek dhe se është biznismen e maneken, shqiptarët, tanimë, e morrëm vesh. Por…

të nderuar lexues,

U vërtetua se, përpos se ka hajni, shpifje e dallavere në mediet shqipe, ka edhe dhelpni retorike.

Prandaj, ja një këshillë për lexuesit e për publikun:

a. Mendoni mirë se si është ndërtuar autoriteti i gazetarit apo i mysafirit të ftuar në media.

b. Deklaratat e fjalimi i tij (në këtë rast i Grenelli) a ka argumentim të mirë.
c. A ka më shumë interese biznesi, partiake apo humane deklarimi i dikujt në media. ( Në këtë rast i Mr. Grenellit)

d. Deklarat e tij a ka logjikë, apo ky po i bënë këto vetëm si një “shërbim të mirë” të një ideologjie e një oligarkie, që për 20 vite ishte në dominim.

Zezona kur shqiptarët nënshkruanin me gisht, mbaroi, mr. Smith.