Fjalime madhështore, e me plot porosi politike dhe humane në “Deutscher Bundestag” (Në Parlamentin gjerman në Berlin). Foli edhe Kancelari gjerman ashtu siq edhe e kërkoj situata retorike.
Fjalimi i kancelarit gjerman, sot, ishte oksigjeni publik dhe shpresa, jo vetëm e ukrainasve, por edhe e demokracisë europiane.

Më në fund Olaf Scholz foli në Bundestag. Dhe kancelari foli me gjuhën e popullit, pra me gjuhën e thjeshtë! “Ne jemi në një epokë të re!”, tha ai, duke iu referuar sulmit brutal dhe të pajustifikuar të qeverisë fashiste ruse ndaj Ukrainës. Që sot Gjermania e përgjumur dhe e mërzitur po zgjohet nga gjumi.

100 miliardë euro për Bundeswehr-in si masë imediate! Programet e avionëve luftarakë dhe dronëve janë përshpejtuar! Më në fund paratë për mbrojtjen ushtarake, që për një kohë të gjatë janë kërkuar nga NATO!

Masa të shumta synojnë që qytetarët gjermanë të mos vuajnë nga kostot e larta të energjisë. Terminalet të gazit të lëngshëm për një furnizim të pavarur me energji elektrike për gjermanët po bëhet realitet.

Teksti i ri, e i thjeshtë, i Scholz shqiptoi fjali dhe fjalë që nuk ishin dëgjuar nga një qeveri në Gjermani për një kohë të gjatë: “Ne jemi në anën e duhur të historisë!”

Dhe: “Lufta është një fatkeqësi, por do të jetë gjithashtu një fatkeqësi për Rusinë!” Më poshtë lista e masave urgjente: armët në Ukrainë. Rusia është e ndërprerë ekonomikisht. A po kërcënon një kancelar gjerman tiranët rusë?

Në këtë fjalim kishte besim, forcë, shpresë, fuqi! Më në fund!

Gjithashtu i zgjuar dhe i guximshëm: Scholz dallon qartë (siç bën MekuliPress) mes popullit rus, (që shumë nga ata nuk e duan luftën) dhe nga Putini, i cili i dërgon njerëzit e tij në varfëri dhe vdekje.

Gjermanët, shqiptarët e asnjë komb në planet nuk ka asnjë konflikt me popullin rus, por vetëm me Despotin Putin! Kjo vlenë edhe për serbët dhe Despotin Vuciq!