Edhe Hitlerit, në vitin 1938, ia dhanë “Asociacionin gjerman” në Çekosllovaki. Edhe atëherë Adolf Hitleri vajtonte për ‘pozitën e vështirë e të pasigurtë’ të gjermanëve në Sudetenland të Çekosllovakisë.
A ju kujtohet 30 shtatori i 1938-ës, kur Adolf Hitleri, Benito Musolini, Kryeministri francez Edouard Daladier dhe kryeministri britanik Chamberlain, nënshkruan “Paktin e Mynihut”; marrëveshje e cila vulosi fatin e Çekosllovakisë, duke themeluar dhe dorëzuar “Asociacionin gjerman” në Çekosllovaki Gjermanisë. Duhet nënvizuar se edhe ky “Asociacion një-etnik” u bë në “emër të ruajtjes së paqes”.
Të dashura lexuese,
Të dashur lexues,
Burokracia Europiane, pra përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, (ky çekosllovaku) duhet ta kuptoj se gjashtë pikat, që sot i ka numëruar Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, z. Albin Kurti, vërtetë nuk janë të Albin Kurtit, por janë të shqiptarëve, jo vetëm të Republikës së Kosovës por, të të gjithë shqiptarëvet ku jetojnë në Ballkan e jasht sajë.
O Lajçak,
janë hiq më pak se 8 milionë shqiptarë që qëndrojnë pas kompromisit të madh, e të dhimbshëm, 6 pikësh.
Ta kesh parasyshë;
të gjashtë pikat shumë shpejtë mund të bëhen 12 pika, prandaj duhet analizuar dhe matur mirë e mirë seriozitetin e 6 pikave të Kurtit (shqiptarëve), sepse ky model jodemkratik e hitlerian na kujton aneksimin e Sudetenlandit nga Gjermania, i njohur edhe si Pakti i Mynihut (1938), ku udhëheqësit e Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë ranë dakord për aneksimin gjerman të Sudetenland (Çekosllovakisë) në këmbim të një premtimi paqeje nga Hitleri.
Hitleri u betua dhe dha garanci se me kaq do të pushojnë kërkesat e tijë naziste e nacionaliste.
Pse ky krahasim i Hitlerit me Vuçiqin
U tha më sipër se më 30 shtator 1938, Hitleri, Musolini, Kryeministri francez Daladier dhe kryeministri britanik Chamberlain nënshkruan “Paktin e Mynihut”, (Asociacionin gjerman në Çekosllovaki), i cili vulosi fatin e Çekosllovakisë, dhe kështu ia dorëzuan, edhe praktikisht, Çekosllovakinë Gjermanisë, dhe e tëra kjo u bë në “emër të ruajtjes së paqes”.
Të nderuar lexues,
Por ky “asociacion” nuk e kënaqi Vuciqin, më falni Hitlerin. Pas “Anschlussit” të Republika Srbska në Serbi -të më falni- të Austrisë në Gjermaninë naziste, në mars të 1938, pushtimi dhe shpërbërja e Çekosllovakisë u bë ambicia tjetër e Hitlerit, të cilën, siq u tha më sipër, ai e fitoi me Marrëveshjen e korruptuar të Mynihut në shtator 1938. Vuçiq, -më falni- Adolf Hitleri e justifikoi pushtimin në Çekosllovaki, me vuajtjet e supozuara të serbëve, – të më falni – të gjermanëve etnikë që jetonin në këto rajone çekosllovake.
Kur Vuçiq,- gabim përsëri nga ana ime, kërkoj ndjesë-, pra kur Adolf Hitleri erdhi në pushtet, ai donte të bashkonte të gjithë gjermanët në një shtet.
Me diplomacinë e tij, me mediat që i kishte nën kontrrollë, ai në vitin 1938 arriti të kthejë vëmendjen e Kancelarive Europiane tek tre milionë serbë, – më falni-, tek tre milonë gjermanë që jetonin në një pjesë të Kosovës, jo, jo të Kosovës, por të Çekosllovakisë të quajtur ‘Kosova Veriore’, – prap lëshim nga ana ime-, të quajtur, Sudetenland.
Serbët e Kosovës, – të më falni përsëri për gabimin-, dua të them gjermanët sudetë, filluan protestat dhe provokuan dhunë tek policia e Kosovës, – lapsus nga ana ime përsëri -, mendova tek policia çeke. Historia dihet, Hitleri nuk ngopet me “Asociacionin gjerman” të Çekosllovakisë dhe kështu sulmon edhe Poloninë dhe fillon gjakderdhja e madhe, ku humbën jetën më shume se 60 milonë njerëz….
O Lajçak,
Kosova nuk pranon dot të bëhet Çekosllvakia e vitit 1938, edhe pse rreziku është i madh, sepse ketu në Ballkan kemi një Adolf Hitler në fjetje dhe një grusht burokratësh sikurse që je edhe ti, papagalli Lajçak.
Konsekuent deri në fund: Asociacioni serb në Kosovë, mund të lindë shumë shpejtë edhe asociacionin shqiptar në Shkupin e Nënë Terezës, në Nokshiqin e Esat dhe Hasan Mekulit, në Luginën e Ridvan Qazimit, e në Çamërinë e Ali Demit.
– A ja vlenë i gjithë ky termet politik e ushtarak për të ngopur apetitet nacionaliste e fashiste të serbomëdhenjëve të Beogradit?
***
Djersite trurin me #mekulipress
Bëji LIKE www.mekulipress.com dhe lufto propagandën ruso-serbe!