T’i vendosen shiritat, t’i merret leja e punës!

Naser Beqiri

Manipulimi me produktet jetike buka, vaji, sheqeri, nafta etj në kohë të vështira socioekonomike rrezikojnë SIGURINË KOMBËTARE dhe shkaktojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët.
Manipulantët apo profiterët e çoroditur duhet të goditen pamëshirshëm nga institucionet e shtetit.
Zingjiri i marketeve, më i madhi në tregun e Kosovës (rreth 25% të tregut) ngriti çmimin e vajit në 3,49€ në mënyrë spekulative bashkë me shumë çmime tjera që në kushte normale nuk do të rriteshin.

Kjo ka për qëllim shfrytëzimin e situatës diversion ndaj shtetit për të rritur panikun edhe më shumë, me metoda spekulative që çrregullojnë tregun, nxisin blerjen masive të pakontrolluar nga konsumatorët dhe sigurojnë mega fitime për spekulantët.
Shteti duhet të reagoj shpejt dhe të caktoj tavanin e marzhave në produktet bazike të jetesës dhe të shtoj inspektimet e furnizimeve përmes firmave fiktive që ju mundësojnë këtyre idiotëve përfitime enorme duke shmangur vendimin e mundshëm për kufizimin e marzhës në produkte esenciale të shportës së konsumit.

Ndërkaq konsumatori në Kosovë duhet të filloj BOJKOTIN ndaj këtyre kompanive që duken në harmoni me politikat e Vucicit dhe Putinit për nxitje të konflikteve sociale duke rrezikuar sigurinë kombëtare në Kosovë.