Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar rreth pjesëmarrjes së komunitetit shqiptar në Argjentinë në “Festivalin Kombëtar të Emigrantëve” që do të mbahet atje.

“Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Argjentinë do të marrin pjesë në “Festivalin Kombëtar të Emigrantëve”, i cili zhvillohet në bashkinë e Berissos. Për 42 vjet radhazi, ky festival ka bërë bashkë komunitetet e shumta të emigrantëve atje, me qëllim njohjen e kulturave dhe krijimin e bashkëjetesës së mirëfilltë”.

“E veçanta e festivalit është zgjedhja e “Mbretëreshës së Emigrantëve”. Në edicionin e kaluar u zgjodh shqiptarja Juli Ibraj, ndërsa këtë vit komuniteti shqiptar do të përfaqësohet nga Josefina Rapi. Ky festival do të mbahet nga data 4 shtator deri më 13 tetor”. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”