I mbiquajtur Çong-Ni “ njëfarë mjeshtri K’ong”, në gjuhën kineze K’ong Fu Ceu prej nga studiuesit kanë nxjerrë emrin Konfuc, ka lindur në vitin 551 pr. K.

Shpejt ai u bë profesor dhe krijoi një formim moral bazuar mbi respektin e së shkuarës dhe pastërtinë e tij (gjë që i kushtoi një paragraf dashamirës Volterit në Fjalorin e tij Filozofik). Konfuci e braktisi funksionin e tij pas vdekjes të së ëmës për t’iu përkushtuar mendimit të temave filozofike.

I vënë re nga Perandori Ting – Hong, ai u bë ministër i Punëve Publike e më pas Ministër i Drejtësisë në principatën e Lusë (Çang Tongu aktual). Ai shprehej:

“Për aq kohë sa të kem oriz për t’u ushqyer, ujë për të pirë dhe krahun e përthyer rehatësisht mbi jastëk, do të jem i aftë t’i bëjë ballë me gëzim gjithçkaje që do të më ndodhë. Pasuri dhe nderime të arritura padrejtësisht nuk janë për mua veçse re fluturake në qiell…” (Soloni ka shkruar gati të njëjtën gjë)

I ndershëm po aq sa i shkëputur nga ndikimet tokësore, ai ra viktimë e intrigave të oborrit dhe si rrjellim u internua. Por perandori Ngai e thirri për ndihmë dhe pak më pas filozofi vdiq në moshëm 73 vjeçare.

Atë që kinezët e konsiderojnë si “ I urti i përkryer” nuk e donte veten të quhej as profet as reformator.

Më modesti ai thoshte: “Unë nuk zotëroj që në lindje njohjen e së Vërtetë… pasioni im më i madh është kërkimi i kësaj të Vërtete”

Për të universi është një kolektivitet që duhet drejtuar nga një rregullator suprem e që nuk mund të jetë tjetër gjë veçse morali. Pa kundështuar ekzistencën e hyjnive, ai injoron metafizikën me qëllim përqëndrimin e interesit mbi rregullin e botës.

Shteti dhe familja duhen organizuar pa llogaritur individin, por duke respektuar traditat stërgjyshore dhe shpirtin e të vdekurve.

Në këtë kuadër, secili duhet të praktikojë një seri virtytesh (ndoshta ai ka specifikuar katër nga këto virtute, kurse dishepujt shtatë):

Besnikëri si ndaj vetes dhe të tjerëve;

Vetmohim

Humanizëm të vërtetë

Drejtësi e përkryer në jetë;

Respekt për sjelljen dhe jetën;

Zgjuarësi të hollë duke mos harruar se “fjala është e argjendtë dhe heshtja e florijtë”

Të jesh “bir i dashur”.

Ai citon shpesh si shembull kultivuesin Shuen (2255 pr.K) të cilin e quan “Djalin e Madh të dashur”. Për këtë virtyt ai u thirr nga perandori Jao për ta pasuar në fronin e tij dhe perënditë i dërguan një elefant me shumë zogj për ta ndihmuar në punët e fushës.

Pra moral praktik, tendencë aristokratike (megjithatë Konfuci nuk gjykonte askënd duke u bazuar tek shkalla shoqërore, pasuria apo fama) me ton optimist. Për të, si për dishepullin e tij Mo – Ceu i shek. V, i cili është quajtur Monceu dhe shpesh e kemi quajtur Zhan Zhakun kinez, njeriu është jashtëzakonisht i mirë.

Një përfundim konçiz: “Atij që i mësova një nga anët e problemit, konkludonte mjeshtri, dhe më pas nuk di të deduktojë tre të tjerat, do ta fshija nga radhët e nxënësve të mi.”

Megjithatë ky përfundim është vetëm me shkrim.

Mjeshtrit i njihet: një libër me Ode (Çe- King), lloj antologjie nga më të bukurat ndër baladat e lashta; libri i origjinës (Çu – King) analet e së Shkuarës; libri i riteve (Li – Ki) i cili duke predikuar shembullin e dukës së çeuve, analizon etiketën e më shumë se 3000 lloj ceremonive zyrtare; Studimi i Madh (Ta – Hsue) mbi çështjet morale; libri i ndryshimeve (Ji – King) i cili përpiqet të shpjegojë antagonizmin në Univers.

Konkluzione paradoksale, ky i urtë i përkryer, në brëndësinë e tij bënte pak për perënditë dhe më pas ishte vetë ai që u hyjnizua nga dishepujt e tij entuziastë duke i kushtuar shumë tempuj.