Kongresisti amerikan, Tim Burchett, përmes një shkrimi në Twitter, me 30 prill, kishte thënë se ka takuar ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për krimet serbe gjatë luftës së fundit.

“Kam pasur një bisedë të mirë me ish- presidenten e Kosovës për krimet e luftës që janë kryer nga serbët e (paskrupullt, poshtër) dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë”, ka thënë kongresisti.

Kjo ka bërë që të reagojnë serbët, duke i komentuar vazhdimisht kongresistit Burchett në Twitter.

Po ashtu edhe mediet serbe kanë reaguar me shkrime për kongresistin republikan.

Gazeta beogradase Blic, ka shkruar se kongresisti amerikan ka folur për ato çfarë, Jahjaga i ka thënë atij për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Kongresisti, ka bërë edhe një video-xhirim që po ashtu e ka hedhur në Twitter, ku ka folur për takimin me Jahjagen, të cilën ai e ka lavdëruar.

“Jahjaga më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë guxim. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, ka thënë Tim Burchett./Telegrafi/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Tim Burchett@timburchett

I had a great conversation with the former President of Kosovo about war crimes carried out by DIRTBAG Serbians and no one willing to punish them.41319:23 – 30. апр 2019.808 људи прича(ју) о овоме

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress