Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në T7 i është përgjigjur fjalëve të zyrtarëve amerikanë se nëse qeveria nuk pranon zbatimin e Asociacionit, kjo do të bëhet me partnerë të ndryshëm.
Konjufca garanton se, Asociacioni nuk mund të formohet pa president dhe kryeministër.
“Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon. Jo fuqi kështu forcë, por asnjë fuqi demokratike e politike.” – deklaroi Konjufca.
Ai më tej tha se pavarësisht masave që do mund të ndërmerreshin ndaj Kosovës nëse nuk nënshkruan Asociacionin, ato nuk do të ishin më të dëmshme se zbatimi i Asociacionit.
“Nuk ka sanksione më të dëmshme se Asociacioni.”– tha Konjufca.