Ju që keni leje qëndrimi në Zvicër, keni të mbaruar Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe apo Fakultetin Pedagogjik, “Shkolla Shqipe në Zvicër” ju drejtohet me një thirrje kolegjiale, ejani, që në rrugëtimin tonë të përbashkët t`i shërbejmë gjuhës dhe shkollës shqipe.

“Shkolla Shqipe në Zvicër” po rritet dita – ditës. Ajo, është shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit në hapjen e shkollave te reja, ku fëmijët shqiptarë po ndjekin mësimet në gjuhën amtare. Nga njëra shkollë, te tjetra, nga njëri kanton, te tjetri. Sukseset janë dëshmi e një pune të përbashkët dhe në vazhdimësi.

Prandaj për të mbuluar kërkesën për mësues të shkollave, të cilat do të hapen në muajt në vazhdim, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre, që kanë leje qëndrimi në Zvicër kanë të mbaruar Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe apo Fakultetin Pedagogjik, të na bashkohen në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe.

Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, leje qëndrimi në Zvicër, certifikatat për kurset e ndjekura) të skanuara në pdf, të dërgohen në adresën elektronike: vaxhid_sejdiu@hotmail.com

Dr. Vaxhid Sejdiu
Tel. 076 321 26 94
E-Mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com