Konsumimi i çajit, të paktën tre herë në javë mund të lidhet më një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme, sipas studiuesve.

Një studim i ri tregoi se konsumimi i shpeshtë i çajit lidhej me një risk të zvogëluar për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Studimi nga një grup në Kinë, që zgjati 7.3 vjet, i publikuar në Revistën Europiane të Kardiologjisë Preventive, analizoi të dhëna nga 100,902 pjesmarrës, pa një histori të mëparshme kanceri, ataku kardiak apo goditje në tru.

Pjesmarrësit u kategorizuan në dy grupe, persona që pinin çaj në mënyrë të vazhdueshmë ( 3 apo më shumë herë në javë), dhe ata që nuk pinin çaj asnjëherë ose që e pinin me raste (më pak se 3 herë në javë).

U zbulua se një 50 vjeçar që pintë çaj në mënyrë të vazhdueshme do të zhvillonte sëmundje koronare të zemrës apo goditje në tru, mesatarisht, 1.41 vjet më vonë dhe do të jetonte 1.26 vjet më shumë se dikush që nuk pinte asnjëherë çaj ose e pinte rrallë atë.

Krahasuar me ata persona që pinin rrallë ose asnjëherë çaj, konsumuesit e shpeshtë të çajit kishin një risk 20% më të ulët për të zhvilluar sëmundje incidente të zemrës dhe goditje në tru dhe një risk 22% më të ulët për sëmundje fatale të zemrës dhe goditje në tru.