Prodhimi në masë i iPhone të ri duhej të kishte filluar në muajin Shkurt për tu përgatitur për linçimin në Mars.Koronavirusi mund të shtyjë debutimin e iPhone?

Apple mund të mos arrijë të lançojë një iPhone me kosto të ulët në Mars sipas një raporti nga Nikkei Asian Review.

Prodhimi në masë i iPhone të ri duhej të kishte filluar në muajin Shkurt për tu përgatitur për linçimin në Mars. Por sipas raportit të Nikkei, një prodhim në shkallë të gjerë për iPhone “low-cost” do të shtyhet në muajin Mars për shkak të koronavirusit.

Furnizuesit e Apple janë aktualisht në 30 deri në 50% të kapacitetit. Raporti ende i pakonfirmuar nga Apple është një tjetër sinjal i impaktit që koronavirusit ka pasur ndaj gjigantëve të teknologjisë.

Ditën e Hënë Apple tha se nuk do të arrijë do pritshmëritë e të ardhurave për tre mujorin e parë të 2020-ës.

Sakaq iPhone “low-cost” prej 400 dollarësh pritet të ketë një dizajn të ngjashëm me iPhone 8 por me komponentë të brendshëm të iPhone 11 dhe 11 Pro. Shumë kanë spekuluar se telefoni do të quhet “iPhone SE 2.”