Kryeministri historik i Kosovës Albin Kurti deklaroi se vendimi për të ndaluar kalimin hyrja e mallrave nga Serbia por dhe e makinave me targa serbe nuk janë masa ekonomiko tregtare por të sigurisë për shkak se gjendja nuk është aspak e zakonshme.

“Për ne është e qartë që agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale dhe është e mundshme në vendkalime kufitare. Si masa të sigurisë kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolle të shtuara deri në një moment të dytë” tha Kurti.

Vendimi u mor pasditen e djeshme pasi forcat serbe rrëmbyen tre policë të patrullës kosovare në veri të Kosvoës.