𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐆𝐞̈𝐳𝐢𝐦 𝐌𝐞𝐤𝐮𝐥𝐢𝐧 (𝐍𝐣𝐨𝐡𝐞̈𝐬 𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬)

Në këtë artikull, synoj të analizoj dhe të jap mendimet e mia mbi disa pyetje të shtruara nga gazeta «Kosova Sot» që lidhen me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, në veçanti rreth rolit të Listës Serbe dhe qasjes ndaj saj nga partitë politike, institucionet dhe media. Përveç një vështrimi kritik do të ndalem në ndikimin e tyre në diskursin publik dhe në mënyrën se si këto çështje trajtohen në lidhje me sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Qasja ime reflekton shqetësimin për tendencat që relativizojnë të drejtën dhe të vërtetën historike të vendit tonë, duke vënë në pah nevojën për një qëndrim të fortë dhe të qartë në mbrojtje të shtetit, kombit dhe demokracisë për të gjithë, pa dallim etnike, gjuhe, kulture, feje a pozitës sociale.

𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭, 𝐋𝐕𝐕, 𝐤𝐚 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐡𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐋𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐞, 𝐝𝐡𝐞 𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐤𝐲 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚?

𝑮𝒆̈𝒛𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊: Kosova, një shtet që ende po lufton për konsolidimin politik, po sulmohet përditë nga Serbia e moçme; ajo e miteve, ajo e urrejtjes dhe e shkatërrimit. Dhe ju, të nderuar gazetarë, që duhet të jeni «oksigjeni publik» i një shoqërërie të shëndetshme, vini me pyetje të cilat tingëllojnë si altoparlant i propagandës së Beogradit. Këtë pyetje unë e cilësoj si disfatizëm dhe shpërqendrimi. Përmes pyetjes suaj shtrembërohet realiteti duke e paraqitur rezistencën e Kosovës kundër një force politike, që mohon shtetin e saj, si një akt rebelimi kundër «marrëdhënieve ndërkombëtare.» Sa bukur! Po sikur të pyesnim: «A mund të ndikojë qëndrimi i Listës Serbe ndaj Kosovës në përkeqësimin e marrëdhënieve të Serbisë me Europën dhe SHBA-në?» Ja, ky do të ishte një formulim më i drejtë dhe më afër interesave të shtetit tonë, apo jo.

Tani, të kalojmë te thelbi. Lista Serbe nuk është thjesht një parti politike, por një zgjatim i Beogradit zyrtar dhe ideologjisë së saj për Kosovën si «Kosovo i Metohija.» Fjalë për fjalë, kjo fjalë luftënxitëse do të thotë «krahinë serbe që endet mes miteve, përrallave dhe nostalgjisë për një perandori serbe të humbur.» Tashti shtrohet pyetja të cilën, ju, si medie, nuk e keni shtruar: Pse duhet të bashkëpunojë Kosova me këtë forcë?

Asnjë shtet normal në botë nuk bashkëpunon me parti që synojnë shkatërrimin e shtetit të vet. Ja një krahasim i thjeshtë për kolegët tuaj në gazetari: imagjinoni që Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore të ftonte nazistët në parlament. Tingëllon absurde, apo jo? Atëherë pse pyesim ne si gazetarë për Kosovën? Ju pyesni për ndikimin e këtij vendimi në «marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në», por pyetja e juaj është përsëri dhelpërake. Ja kjo është pyetja tjetër që duhej të shtrohej në Beograd: «Çfarë ndikimi ka vazhdimi i agresionit ndaj Kosovës në marrëdhëniet e Serbisë me BE-në dhe SHBA-në?» Mos vallë, kur Londra bombardohej nga nazistët, gazetarët britanikë duhej të pyesnin për «marrëdhëniet e tyre me Berlinin?»

Dhe për ata që e shohin këtë si «ekstremizëm,» ja një shembull i ri: kur Donald Trump bëri deklarata agresive për Grenlandën, të gjitha shtetet demokratike u ngritën për të mbrojtur sovranitetin e saj. Ku është solidariteti ndërkombëtar për Kosovën? Apo këtu vlejnë standarde të dyfishta? Kështu duhet të reagojmë edhe ne: jo vetëm LVV. Sepse Serbia e 1878-ës nuk është problem i një partie, por e çdo force politike dhe qytetare që i qëndron besnike demokracisë pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Kosova jonë ka nevojë për një gazetari të përgjegjshme që kupton rëndësinë e kësaj beteje politike dhe retorike dhe nuk vepron si një altoparlant i Beogradit të 1878-ës. Në luftë, media nuk mund të jetë «asnjëanëse» apo e «balancuar.» Misioni juaj, të dashur gazetarë, është të mbroni Pavarësinë, jo të ushqeni kapitullimin me pyetje shqip, por të brymosura me mentalitetin e çëllimeve të politikave serbe.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐞̈ 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐋𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐧 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐝𝐡𝐞 𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐤𝐲 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈?

𝑮𝒆̈𝒛𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊: Legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë nuk mund të matet nga pjesëmarrja ose jo e një partie që mohon ekzistencën e shtetit. Përkundrazi, legjitimiteti buron nga Kushtetuta, nga populli, dhe nga përkushtimi për demokraci.

Dhe më e rëndësishmja, kemi të drejtën historike në anën tonë. Nëse Lista Serbe zgjedh të mos marrë pjesë, ky është problemi i tyre, jo i Kosovës. Mos i trajtoni këta lojtarë destruktivë si shtylla të domosdoshme e të pazëvëndësushme të demokracisë sonë.

E përsëris, Lista Serbe është vet Beogradi politik, dhe këtu çdo diskutim mbaron. Nuk bëhet fjalë për një parti që ka nevojë për «ndryshim qëndrimi», por për një strukturë që është vetpërjashtuar për shkak të lidhjeve me krimin, terrorizmin dhe mohimit të shtetit.

Pyetja e vërtetë, e që ju si media nuk e keni shtruar, duhej të ishte: «Çfarë duhet të bëjë politika e Prishtinës dhe Tiranës përballë Beogradit, që dirigjon Listën Serbe?»

«𝐋𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞» 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞̈ «𝐦𝐨𝐬𝐩𝐣𝐞𝐬𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐞

Kjo nuk është politikë moderne apo strategji elektorale, por një kopjim i politikës së Vaso Çubrilloviqit, Memorandumi famëkeq i Akademisë Serbe të Shkencave që thoshte haptazi: «Shqiptarët duhet të shfarosen, përndryshe Serbisë i humbet Kosova.» Kështu, pyetja e ngritur nga ju për «legjitimitetin e zgjedhjeve» kur Lista Serbe nuk merr pjesë, është një pyetje që s’duhet të ekzistojë fare në një debat serioz gazetaresk.

𝐒𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬𝐝𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐋𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐌𝐢𝐥𝐥𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐝𝐨𝐢𝐜̧𝐢𝐪 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐮𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐦𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐬𝐢 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞?

𝑮𝒆̈𝒛𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊: Pyetje me «kompleksin e vlerave të vogla.» Kjo punë nuk është çështje e Radoiçiq-it. Lista Serbe është Beogradi. Paçka Beogradi i sotëm është vazhdimësi e politikave të 1878-ës, 1912 – 1944, 1989-ës dhe e 1999-ës. Kjo nuk është çështje e një «fotografie e bukur» për Kosovën, por një betejë ekzistenciale për Republikën tonë. Kjo pyetje nuk është as «neutralitet» e as «profesionalizëm gazetaresk»; është një ftesë për vetë-dorëzim, për të pranuar hegjemoninë e një shteti që ende çirret për një Kosovë të quajtur «Kosova dhe Metohija» dhe të futur brenda Kushtetutës së saj!

Unë kam një këshillë miqësore për median shqipe; përqendrohuni në hulumtime. Pse nuk hetoni lidhjet e Gjykatës Supreme me presionet e jashtme dhe të brendshme? Pse nuk ndriçoni e nuk shkruani, përditë e përnatë, sesi strukturat serbe financohen nga Beogradi për të destabilizuar Kosovën? Lëvizni, hajde të krenohemi me ju, kqyrni «përtej hundës» dhe ndihmoni në ndërtimin e një fotografie të vërtetë për Kosovën tonë.

Për politikanët, po ashtu një këshillë: mësoni nga historia. Nuk fitohet respekt ndërkombëtar (e as kombëtar) duke lejuar forcat destruktive të marrin peng demokracinë. Bëhuni të qartë, mos u korruptoni, lexoni dhe përpiquni të mos lakmoni, e bëhuni të fortë, ashtu siç bëri Hasan Prishtina, Fan Noli, Adem Jashari, Adem Demaçi apo Churchill për Britaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,

Kosova është në një moment kritik, vendi ka nevojë për media, intelektualë dhe klasë politike që nuk thehen para presionit të luksit dhe informacioneve të rreme. Kujtoni gjithmonë: roli i juaj është të mbroni demokracinë, publiken dhe shtetin, jo të bëheni «kondom i përdorur» në duar të interesave serbe.

Duhet nënvizuar se Kosova duhet të mbrohet, fillimisht nga brenda, duke siguruar që propaganda serbe të mos gjejë hapësirë ndikimi brenda hapsirës sonë publike. E roli i gazetarëve është kyç në këtë drejtim. Shikoni historinë e mediave në luftërat e mëdha; çdo gazetari që promovonte kapitullimin apo dobësinë, quhej i rrezikshëm. Churchill kishte një thënie brilante: «Një vend që humbë besimin te shtypi i tij, është në prag të shkatërrimit.»

Ncuk, Lista Serbe nuk është sall një forcë politike. E përsëris: ajo është sa Beogradi, është vet Vaso Çubrilloviqi, është Ivo Andriqi, është Millosheviqi, është komplet Vuçiqi. Dhe ne nuk mund të pranojmë që një strukturë e sojit të tillë të vazhdojë të «luaj koqe» me Pavarësinë e Repulikës së Kosovës.

Tashti një kritikë falas për mediat dhe gazetarinë shqipe; është falas, sepse kritika në përëndim kushton para, kushton lek. Përtej pyetjeve të formuluara me përbërësa të dyshimtë apo qëllime të paqarta, bëhet akoma më e qartë se roli i medias shqipe në Kosovë, sot, ka marrë një kahje të dyshimtë dhe shpeshherë shqetësuese. Pyetje si këto të ngritura rreth «refuzimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje», janë shembulli më i qartë i këtij fenomeni. Këto pyetje dhelpërake, shpeshherë, janë pasqyrë e një mendësie që e sheh neutralitetin gazetaresk si një mjet për të relativizuar të vërtetat historike dhe politike. Në luftë gazetaria e një kombi nuk ka asnjënëshmëri; në situata të jashtëzakonshme e në kriza të mëdha politike, gazetaria duhet të jetë e «njëanshme»; në shërbim të mirëqenjes, shtetit, lirisë, demokracisë dhe kombit.

𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞, «𝐭𝐢𝐠𝐞̈𝐫 𝐢 𝐩𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐦𝐛𝐞̈» 𝐢 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐚𝐥𝐭𝐨𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐧𝐭 𝐢 𝐁𝐞𝐨𝐠𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭?

Historia na ka mësuar se në situata lufte apo konflikti, media nuk duhet të jetë neutrale. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gazetat britanike nuk shkruanin artikuj që relativizonin bombardimet gjermane mbi Londrën. Nuk kishte tituj që pyesnin: «A duhet që Londra të ndalë rezistencën ndaj Gjermanisë në favor të mërëdhënieve me SHBA?» Kjo do të ishte e pafalshme. Gazetarët britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore mbronin të vërtetën dhe moralin kombëtar. Po ashtu, edhe sot, gazetaria në Kosovë nuk mund të jetë asnjënëse përballë propagandës serbe dhe sulmeve që synojnë të coptojnë vendin.

E sa i përket pyetjes suaj rreth vendimit të PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme që shfuqizuan kundërshtimin ndaj certifikimit të Listës Serbe, ketu shtrohet një pyetje serioze: sa të pavarura janë këto institucione? Nëse një parti politike me lidhje të qarta me Beogradin, me grupe kriminale dhe ngjarje të dhunshme në veri të Kosovës, është e lejueshme të garojë, kush e mbron shtetin atëherë? Apo është vetëdështimi pjesë e procesit? Pyetja normale nga ana e juaj duhet të jetë: «Si të garantojmë që institucionet tona të jenë me të vërtetë në shërbim të shtetit dhe jo të presioneve politike?»

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,

Kosova ndodhet në një udhëkryq historik. Ky nuk është thjesht një konflikt politik; është një betejë ekzistenciale. Roli i medias, më parë se i partive politike, në këtë kontekst, duhet të jetë i qartë: të mbrojë shtetin, të mbrojë demokracinë, të denoncojë manipulimet dhe të ndihmojë në ndërtimin e një narrative që mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës sonë të shtrenjtë. Nuk ka vend për relativizëm politik kur uniformat e policisë së shtetit sulmohen e vriten, kur kufijtë tentohen të minohen, dhe kur kultura, historia dhe gjuha jonë përqeshet, përbuzet e poshtërohet.

By