Solidariteti i këtyre çasteve të vështira na ka emocionuar të gjithëve. Nga Kosova kanë mbërritur në Shqipëri skuadra shpëtuese, vullnetarë dhe ndihma të përmasave të jashtëzakoshme. Gjaku i përbashkët që na lidh me vëllezërit në Kosovë është dëshmuar edhe një herë pas kësaj tragjedie. Për të folur për këtë bashkim të patjetërsueshëm mes shqiptarëve këtu dhe në Kosovë, në studion e “Dita jonë” ishte i ftuar Boiken Abazin, nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Tiranë.