“Kosova, toka e askujt”, propozime që të shpallet non grata në Kosovë
Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë për situatën në Veri dhe sidomos deklarimet e tij në “Financial Times” se Veriu është toka e askujt, kanë provokuar reagime në Kosoë.
Gazeta “Koha Ditore” përcjell disa prej tyre që duhe thënë se bashkohen në një pikë: z. Rama ka shkuar më larg nga sa pritej dhe se motivet e qëndrimeve të tilla nuk kuptohen dot si pjesë e një analize objektive.
Veçojmë këtu mendimin e analistit Nexhmedin Spahiu, sipas të cilit z. Rama ka tejkaluar edhe Aleksander Vuçiçin me ato që ka thënë, çka sipas tij duhet trajtuar me mjete të diplomacisë.
Deklarata të tilla as Vuçiqi nuk i ka dhënë. Nuk ka deklaratë që thuhet Kosova nuk është vend i askujt. Ai e ka tejkaluar Vuçiqin me këto deklarata. Çdo shtet normal do ta shpallte non grata, ka thënë ndër të tjera Spahiu.