Tentuan ta privatizojnë luftën ashtu siç privatizuan mijëra hektarë tokë. Silleshin si paramilitarë me popullin që i mbajti me bukë e ujë e u bëri roje kur flinin.

Kur e bënë bërllog gjithandej në emër të luftës, e themeluan Gjykatën Speciale pa u bërë syri vërr që po kryenin aktin e fundit të shkërdhyerjes së vlerave të luftës.

E sot nga sekëlldia çirren e jargaviten se pushteti bashkë me famën u iku, fytyrë nuk u ka mbetur, të vjedhin dhe abuzojnë nuk munden më, e qebesa edhe ato që ia kanë marrë këtij populli nuk do i gëzojnë.

Rroftë Lufta e UÇK-së!
Respekt për popullin që na mbajti e na nderoi!
Poshtë matrapazët, mercenarët dhe bukëshkelësit!

/Nga Ansambleisti në Komunëne e Malishëvës, Alban Krasniqi/