Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka deklaruar në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Serbisë se skuadra e tij është e përgatitur dhe synon fitoren. Së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, ai foli për rëndësinë e përballjes që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Sylvinho vlerësoi kundërshtarin si një ekip të fortë me lojtarë individualisht të talentuar, por theksoi se edhe Shqipëria ka futbollistë cilësorë që po kalojnë një fazë tranzicioni pozitiv. Ai përmendi emra si Armando Broja, Myrto Uzuni, Kristjan Malaj dhe Nedim Bajrami si shembuj të progresit dhe angazhimit brenda skuadrës.

Trajneri u shpreh optimist për atmosferën dhe shpreson që ndeshja të jetë e bukur, por theksoi se ekipi i tij do të hyjë në fushë me objektivin e qartë për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar garën për kualifikim drejt Kupës së Botës.

Deklarata e Sylvinjos:

Serbia është një ekip i fortë dhe këtë ne e dimë ka lojtarë shumë të fortë dhe individualistë, por nga ana tjetër edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Malaj, Bajrami për të cilët unë jam shumë krenarë. Është një ekip shumë i mirë të cilët po bëjnë një tranzicion shumë të shpejtë. Nesër ujë shpresoj që të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë përgatisin një ndeshje të bukur për ta fituar.

Dëgjova dhe trajnerin e kundërshtarit i cili po përgatiti po ashtu për të pasur një ndeshje të bukur. Shpresoj që ne të dhurojmë një ndeshje të bukur 90 minuta janë shumë të gjata dhe mund të ndodhë çdo dhe kualifikimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe ne presim se si do të shkojë. Por, ne futemi për të marrë tre pikët.

By