E tmerrshme dhe e pa sqaruar.
Albulena Haxhiu shprehet në publik për tragjedinë ‘Dehari’ :
“Mbrëmë nga portali kallxo.com u informuam se njëri nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin tonë Astrit Dehari është zhdukur. Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë ne që kërkojmë drejtësi për Astritin!”
Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim.
Familja, aktivistët dhe qytetarët duhet të njoftohen sa më parë.
Drejtësi për Astrit Deharin!