Shukri Retkoceri qytetar nga Ferizaj ka thënë se Astritin e kanë mbytur vetëm që ka qenë atdhetar dhe student shembullor, shkruan MekuliPress.

“O popull ta keni me dije, nuk kemi me lanë guri pa e rrotullue, kriminelat kena me i zbulue, dënim të rëndë kanë me përjetue. Kriminelat e kanë mbytur Astrit Deharin në burg vetëm që ka qenë atdhetar, student shembullor, sikur në kohën e Rankoviqit që e kanë mbytur Fazli Graiqevcin, si në kohën e Milloshit që i kanë mbytur ushtarët më të mirë shqiptarë në armatën popullore jogusllave”, ka thënë ai.