Qeveria daneze ka ndërmend të heqë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, 25% për librat në mënyrë që të nxisë leximin.
Ministri i Kulturës, Jakob Engel Schmidt ka njoftuar propozimin e draftit dhe kalimin e tij për efekt buxhetor që pritet të shkojë në shifrën e 44.2 milionë eurove në vit. Ministri ka vënë në dukje “krizën e leximit në Danimarkë” që sipas tij është përkeqësuar në vitet e fundit. Sipas raportit të fundit të Pisa-s, 24% e danezëve të moshës 15 vjeçare nuk kanë aftësi bazë leximi për të kuptuar dhe nxjerrë informacion nga tekste të thjeshta.