Kryeministri Kurti inkurajon qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë në këto zgjedhje.

Komuna është shumë e rëndësishme. Në njërën anë ajo është publikja e lagjes dhe në anën tjetër ajo gjithashtu është qeliza e Republikës. Andaj, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë mundësinë, ta përdorin këtë rast, dhe të përcaktohen për veten e tyre nëpërmjet udhëheqësve të cilët do t’i zgjedhim sot.