Sot Albin Kurti do të takohet me politikanin e njohur zviceran, deputetin i Partisë Socialdemokrate në Parlamentin Nacional, Cedric Wermuth. Kurti do të zhvilloj një bashkëbisedim sot më 7 shtator, në Aarau, Kantoni Aargau të Zvicrës.

Tema e bashkëbisedimit do të jetë: Rëndësia e pjesëmarrjes në proceset demokratike. Bëhet e ditur se me këtë rast të interesuarit mund të bëjnë regjistrimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

Aktiviteti mbahet me fillim në orën 19.30, në Aeschbachëeg 6, 5000, Aarau.