Kryeministri Albin Kurti, sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson.

Kështu ka bërë të ditur Arianit Beqiri, nga Zyra e Kryeministrit, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Beqiri po ashtu ka treguar se Kurti nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell më të cilin është takuar dy herë më herët.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kryeministri Kurti sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson. Ai nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët.