Kryet e ulun të babës tem

-Babë, a e mban mend kur m’ke thanë se s’kemi kohë me urrye askend?! Mjaft kohë na kanë vjedhë tue na urrye, tue na burgosë e tue na hjedhë baltnave. M’ke thanë se ka ardhë koha me jetue njerzisht e s’kemi kohë me urrye askend prej atyne që e kanë të keqen në shpirt.
-Po, bir e mbaj mend mirë.

-Babë, a të kujtohet ajo ditë teksa dielli perëndonte n’katundin ku na kishin degdisë e m’the: “Bir, shpirtin as natyrën s’mundet me na e burgosë kush! Ushqeje bir, shpirtin me natyrë e s’ke me mbetë kurrë peng as i vendit ku je le, as i kohës që jeton!
-Po, bir, bash njashtu të kam thanë.

-Babë, a të kujtohet që m’ke thanë se ka me ardhë dita që lumi ka m’u kthye në shtrat të vet e koha ka me gjykue gjithsecilin prej nesh njashtu si e meriton?!
-Po, bir njashtu kam mendue e njashtu të kam thanë.

-Babë, diçka s’asht kry njashtu siç duhet. Diçka ka mbetë e mangët babë.
-Po bir, ka mbetë.

-Babë, po sikur ne…
-Asht vonë bir. Asht padurimisht vonë…

Elona Caslli

Përshtati në gegnisht- Jozef Radi