Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Siç ka njoftuar Atiq në këtë takim është biseduar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e këtyre komunave.

“Sot në zyrën time prita Kryetarit e Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci.Z. Ilir Peci e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë. Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qyetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike.”

“Komunat tona do të bëhen të qyetetarëve dhe ato do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.” – thuhet në shkrimin e Atiqit.

Ky takim vjen në kohën kur tensionet në veri janë rritur për shkak të dhunës nga banditët serbë.

Nuk dihet nëse Atiqi do të takohet edhe me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili tash e më shumë se një javë po qëndronë në objektin e komunës.