Kryetarja e CDU-s e njoftoi kryesinë e CDU se ajo do të përmbahej nga kandidimi për kancelare dhe se heq dorë nga kryesia e partisë. Por me kërkesë të kancelarës Merkel, zonja Kramp-Karrenbauer mbetet ministre e mbrojtes.

Sipas burimeve të afërta me qarqeve të partisë CDU, Kramp-Karrenbauer tha se ajo do të dorëzonte detyrën e saj si e para e partisë. Kjo shihet si e papritur, ngase që nga vendimi i fundit i CDU për detyren e Kramp-Karrenbauer nuk kanë kaluar as edhe dy vite, dhe ishte e qartë se pozita e kancelares ose kandidates për kancelar si dhe funksioni aktual do ti takonte zonjës Kramp-Karrenbauer si pasuese e zonjes Merkel.

Si shkak për këtë dorëheqje shihet të jete menaxhimi i dobët i subjektit gjatë zgjedhjes e kryeministrit në parlamentin e shtetit (landin) e Tyringenit, ku të mërkurën e kaluar politikani i FDP-së, Thomas Kemmerich u zgjodh kryetar i qeverisë me votat e CDU dhe të forcës djathtise e populiste AfD . Zgjedhjet në këtë land me përkrahje të populistëve të krahut të djathtë shkaktuan zemërim në të gjithë vendin dhe kjo u kuptua gjithashtu si keqmenaxhim i subjektit edhe nga vet kryetarja e CDU-se, e cila nuk kishte ndikuar për të penguar bashkimin e votave të deputeteve të CDU me ato të AfD (Alternativa për Gjermani).

Tash pritet që gjatës muajve të verë të kemi zgjedhje në CDU, ku do të shohim nëse do kemi alternative të re për zonjën Merkel.

MekuliPress.com,
Alban Ademi