Treni me arin e grabitur nga nazistët

Ky tren mbetet një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa historia e saktë mund të ndryshojë sipas varianteve që rrëfehen, shumë njerëz besojnë se kur e kuptuan se po e humbnin luftën, nazistët ngarkuan një tren plot me ar, vepra arti dhe sende të tjera me vlerë që ishin grabitur në vendet e pushtuara.

Thuhet se ky tren, me gjasë ka përfunduar në ndonjë tunel të kyçur,por nuk është gjetur asnjëherë. Nëse është e vërtetë, atëherë ngarkesa në bordin e këtij treni mund të vlejë shumë para. Edhe pse kjo histori është bërë në thelb një legjendë urbane, ajo është marrë seriozisht nga shumë autoritete që nga viti 1945.

Ushtria polake e kërkoi atë tren pas luftës, por pa sukses. Nuk është gjetur asnjë provë që sugjeron se treni ka ekzistuar ndonjëherë. Por disa vite më parë,kërkimi rinisi nga 2 polakë, të cilët pretenduan se kishin marrë një rrëfim nga dikush në shtratin e vdekjes për vendndodhjen e trenit. Gjithsesi, sërish nuk u gjet asnjë tren i ngarkuar me ar.