Nga Gena Bakiasi

Lëvizja është mundimi i domozdoshëm, është mitra e krijimit. Të mbathësh kuajt e Risojit dhe të lëvizësh drejt dashurisë me parashikimin e paparashikueshëm të asgjëje, ndonëse vetëm të qëllimit të mbarsur me finalitete ardhmërie. Trokëllima këmbësh që lëvizin kokat, apo koka që trokëllijnë sipërfaqen dhease pa ndrojtjen e psikologjizmit kibernetik social të mykur. Qaj ti Vatzlavik në homeostazin tënde, se po nuk u përshtate me lëvizjen përtej qelbjes së sitemit të mbyllur rrezikon shkatërrimin. Ngashërohu në një vendvendosje sociologjike me arkazizëm opinionesh.
Po kulti teknologjik? Iʼa kaloi kultit prapanik seksual, dhe fillesat e gjunjëve të grisur të kulit të parasë i pa ky kult dhe qeshi. Qeshi ky lloj hermaphrodit i fundit që pin kohën, pin Erosin, Animat dhe Animusin e Jungut; gjobit me vulgaritet Kuajt e Risojit. Kudo që ngjeshnin thundrat këta kuaj e bënin vendin të shkëmbt nga pushtimet. Porosi e Orakullit, mbret i Trakës Risoja në tragjeditë e Euripidit kishte disa kuaj të bardhë, këta kuaj po të kullosnin në fushën e Trojës dhe pinin ujë në lumin e saj Ksanto, qyteti nuk do mund të pushtohej. Do thoja pa naivitet se Kuajt e Risojit janë kuajt e dashurisë njerëzore që mbathen me mendime të prehta dhe ruajnë nga pushtimet e zbrazëta pa dashuri ligjërimet lehona si shoqëria jonë.
Lëvizshmëria jonë ka një kohë dhe hapësirë të gjymtyrizuar, për të qenë e plotë në një kullesë arsyetimi dashurorë. Flitet kaq pak për Kuajt e Risojit të dhën pas dashurisë së tjetrit, natyrës, dhe fëmijëve. Dalin nga gjirizi portal, vetëm vrasje shterp nga piellja e heroizmit diturak, pa vigjilje krijonjëse. Vrasje që nuk lindin jetë, vdekja është futuriste me tronditjen e rijetësimit.
Kuajt e Risojit ngelen matanë lumit të gjobitur nga e tashmja lebrozë. Nuk u flitet trumbueshëm fëmijve për profetin Nënë Tereza, nuk zën ata kuaj asnjë korrnizë të hapësirës publike. Profetin e dashurisë që lindi kombi. Ka profet të zbritur thonë fetë por mua më qukapisin mendësinë profetët që lind njerëzimi. Ka të dijes dhe të artit. Duajshmëria për jetën në opinionbërësit publik është gjobitëse, një vlerë devijuese. Gjobiten autorë me harresë, gjobiten venddashësit me harresë. Jo pak gjobiten fëmijët si moskujdes dhe trajtes në hapësirat publike; janë të zbohur në hallkat politikosociale.
Fëmijët kanë masën më të madhe të dashurisë kozmologjike, hyjnore dhe njerëzore. Janë Kuajt e Risojit që duhet të dëgjojnë më shumë për paraardhësit e tyre, me dritën inkandeshente që lanë pas si ogurët e vetëm të luftës. ʺ Jetën praktike nëse nuk e trumbullojnë emocionet dhe pasionet ngelet një mangësi e mjerëʺ thotë Schopenhauer. Jeta pa dashuri gjithëpërfshirëse është një bar që ngop të sëmurët kapitalis vulgarë dhe sëmur natyrën e shëndoshë njerëzore.