Hudhra përmban enzima dhe komponentë që Universiteti Shtetëror i Oregon shpjegon se mund të luajnë një rol në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Komponentë të tillë mund të ulin sasinë e kolesterolit. Hudhra ka përfitime shtesë për uljen e rrezikut të kancerit, rritjen e sistemit imunitar dhe përmirësimin e shëndetit të kockave, sipas “1 Milion Këshilla Shëndetësore.”

Por ka një problem nëse ju e hani atë të gatuar! Problemi me gatimin e hudhrës, është që sapo të hidhet në tigan ajo humbet çdo vlerë ushqimore që ka. Këshillohet sipas ekspertëve që mënyra më e mirë për të përfituar të gjitha ato që thamë më sipër është ta copëtono hudhrën dhe ta lini për disa sekonda e më pas ta hani atë të pagatuar.

Dhe nëse me të vërtetë ju pëlqen ajo në gatim mund ta hidhni të pagatuar në sallata apo ushqime të cilat nuk duhet gatuar.