Jemi në vitin 2024, pikërisht me 15 korrik, kurë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte refuzuar emërimin noter të Radomir Llabanit, gjyqtarit nga komuniteti serb i Gjykatës Kushtetuese, pas sugjerimit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Bazuar në informacionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhej në vendim. Shiko më poshtë vendimin:
Ndryshe, në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Gjatë vitit 2017, Serbia i ka dërguar vitin e kaluar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.
Para emërimit të tij si gjyqtar, gjatë periudhës së Presidnetit Thaci, 2011 – 2018, ai ka punuar si këshilltar i lartë juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Për një periudhë të shkurtër, gjyqtari Laban po ashtu ka shërbyer si zëvendës i këshilltarit të parë juridik të Gjykatës Kushtetuese.
Në periudhën 2009 – 2011, Laban ka punuar si bashkëpunëtor i jashtëm i avokimit për mbrojtjen e të drejtave të individëve të cenueshëm në shoqëri.