Gezim Mekuli, nga Gazmend FreitagGezim Mekuli, nga Gazmend Freitag, mekulipress

Gëzim Mekuli

“Kundër mbeturinave otomane” (1912), “Kundër bashkëpunëtorëve të nazizmit” (1944), “Kundër ekstremistëve islam”(1999), e sot, “Kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës – SHBA-së!” (2023)

Propaganda serbe, Lobi serb, rrena serbe, secilën herë, pa ndërpre, e në secilën epokë historike, ka qenë, dhe është disa hapa para politikës dhe diplomacisë shqiptare.
Pse e them ketë të dashur lexues?
Propaganda serbe, pra, rrena serbe, gjithmonë, e në secilën epokë historike, ka pasur sukses, shumë sukses; historikisht.
1.
Ja per shembull gjatë luftës (shumë të vonshme) të shqiptarëve për të ndërtuar shtetin e tyre nacional, Shqipërinë, pra në kohën e tërheqjes së Perandorisë otomane nga Ballkani (Europa), serbët përmes emisarëve, gazetarëve, ambasadorëve, dhe diplomatëve të tyre serb dhe të huaj, dërgonin telegrame, fotografi, shkruanin libra, artikuj, poezi, tregime, përralla e “punime shkencore”, se si “Serbia, uhstarët heroik serb, po i luftojnë mbetjet otomane nga Ballkani”.
Kancellaritë e Europës i mbyllnin sytë e nuk “dinin gjë”, lävdëronin ushtrinë serbe, e ndihmonin me topa e ma barut, dhe e përgëzonin Serbinë ‘europiane’ se si po e pastron Ballkanin nga mbetjet “otomane”. Historia dihet, serbët nuk pastronin Ballkanin nga ‘mbetjet otomane’, por bënin gjenocid mbi shqiptarët dhe pastronin e rrëmbenin tokat autoktone të tyre… Kësi soji ‘Serbia europiane’ donte të bënte, atë që e bëri nazizmi më vonë ndaj hebrenjëve: “Endlösung der Judenfrage”. (Zgjidhja përfundimtare e çështjes hebreje).
2.
Edhe në Luftën e II-të botërore serbët, propaganda serbe, lobi serb, rrena, gazeta, telegrafi dhe diplomacia serbe, u përpoq që luftën e shqiptarëve për Liri e Pavarësi nga Serbia dhe Jugosllavia, t’a paraqiste si “bashkëpunëtore të nazizmit”; kësi soji ‘Serbia europiane’ dëshironte të bënte, atë që e bëri nazizmi ndaj popullit hebre në vitin 1941-1945: “Endlösung der Judenfrage”. (Zgjidhja përfundimtare e çështjes hebreje).
3.
Edhe luftën e fundit në Kosovë, propaganda serbe, lobi serb, rrena serbe, ‘Serbia europiane’, përsëri, me lobizmin e tij, me propagandën dhe me gënjeshtrat e fabrikuara nga ‘SpinDoctorët’ më me famë botërore, tentoj që luftën e UÇK-së dhe të popullit shqiptar në Kosovë, t’a paraqiste si “konflikt” dhe si luftë e ekstremistëve fetarë shqiptarë për të krijuar “një shtet islamik” në mes të Ballkanit.
Të dashur lexues,
Të nderuara lexuese,
4.
Edhe sot propaganda serbe, lobi serb, rrena serbe, ‘Serbia europiane’, pra gënjeshtra dhe shpifja serbe, po përpiqet që protestat e shqiptarëve kundër ZAJEDNICËS serbe, pra kundër boshnjakëzimit (copëtimit) të Kosovës, t’i paraqet në publik si protestë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së).
Kështu, Serbia ‘europiane’, akoma dëshiron të bënë, atë që e bëri nazizmi ndaj hebrejve në vitin 1941-1945: “Endlösung der Judenfrage”. (Zgjidhja përfundimtare e çështjes hebreje).
Çelni sytë e gishtin kokës; Serbia e Gavrillo Principit dhe e Ivo Andriqit nuk ka ndryshu!