Kur duhet t’i lejojme fëmijët të hanë çokollatë? 
Për t’i prezantuar çokollatën fëmijëve tuaj është mirë të prisni deri pas vitit të 2-të të jetës, moment kur aparati tretës i fëmijës të jetë zhvilluar mjaftueshëm dhe të mundësojë tretjen e çokollatës pa problem. Çokollata gjithashtu përmban dhe një sasi të vogël kafeine e cila është një nga shqetësimet kryesore që prindërit ngrenë për konsumimin e çokollatës nga ana e fëmijëve. Gjithsesi kjo gjë nuk duhet t’ju ndalojë për t’i dhënë fëmijëve tuaj çokollatë pasi ata kanë mbushur 2 vjeç sepse konsumimi i çokollatës fëmijët kanë dhe shumë përfitime shëndetësore.

Pse duhet që fëmijët të hanë çokollat?

1.Përmirëson funksionimin e trurit: Flavanoli është një lëndë që gjendet në mënyrë natyrale tek çokollata. Kjo lëndë ndihmon në përmirësimin e memories dhe rrit aftësinë e trurit për përvetësimin e informacioneve.

2.Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut: Konsumi i rregullt i çokollatës mund të përmirësojë performancën e zemrës dhe të pastrojë enët e qarkullimit të gjakut. Gjithashtu flavanoli që gjendet në çokollatë parandalon mpiksjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij.

3.Parandalon dëmtimin e qelizave: Çokollata gjithashtu është e pasur me antioksidantë të cilët minimizojnë dëmtimin e qelizave në mënyrë natyrale. Gjithashtu çokollata përmirëson në mënyrë efektive shumë funksione të qelizave.

4.Përmirëson gjendjen emocionale: Çokollata stimulon prodhimin e endorfinës e cila është një lëndë që çlirohet në tru kur njeriu është i lumtur. Çokollata përmban gjithashtu serotonin në mënyrë natyrale, konsumimi i të cilës “zgjon” një ndjenjë lumturie.

5.Redukton nivelet e kolesterolit të keq: Edhe pse mund të mos jeni të shqetësuara për nivelet e kolesterolit tek fëmijët tuaj, është mirë të dini se konsumimi i çokollatës mund të reduktojë nivelet e kolesterolit të keq LDL dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë HDL.

Çfarë çokollate duhet të përdorni? Ekspertët rekomandojnë përdorimin e qumështit me çokollatë, që mendohet se është mënyra më e mirë për konsumimin e çokollatës nga fëmijët e vegjël. Kjo për arsye se 250 ml qumësht me çokollatë përmban vetëm 5mg kafeinë, ndërsa çokollata e zezë e zakonshme, ne të njëjtën masë përmban 160 mg kafeinë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!